Blogeri i njohur çeçen dhe kritik i Kadirovit u vra në Suedi



Moskë, 5 dhjetor 2022 (MIA) – Tumso Abdurahmanov, një kritik i njohur i liderit çeçen Ramzan Kadirov, është vrarë në Suedi, njoftuan kolegët e tij blogerë për shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë. Abdurahmanov u vra gjatë natës midis 1 dhe 2 dhjetor.

Autoritetet suedeze nuk bëjnë të ditur asgjë për këtë, përveç se nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e Abdurahmanov.

Kanali opozitar çeçen 1ADAT, në Telegram, gjithashtu konfirmoi sot se Aburahmanov u vra dhe se vëllai i tij Muhamed Abdurahmanov është nën mbrojtjen e forcave suedeze të sigurisë.

Më 1 dhjetor në rrjetet sociale u shfaq lajmi se Abdurahmanov (36) u vra, por nuk mund të konfirmohej.

Grupet opozitare çeçene raportuan se nuk ishin në gjendje të kontaktonin blogerin dhe se përfaqësuesit e tij thanë se nuk kishin qenë në kontakt me të apo me vëllain e tij.

Në janar të vitit 2021, disa shtetas rusë nga Çeçenia morën dënime të gjata me burg në Suedi për atentatin ndaj Abdurahmanov në shkurt të vitit 2020.

Njëri prej tyre, Ruslan Mamaev, dëshmoi se ai vepronte në emër të autoriteteve çeçene, të cilët i premtuan se do t’i paguanin 50,000 euro.

Kadirov, i cili ka qenë në pushtet në Çeçeni që nga viti 2007, është akuzuar shpesh nga grupet ruse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për shkeljen e të drejtave të njeriut me rrëmbime, tortura, vrasje jashtëgjyqësore dhe sulme ndaj komunitetit LGBT.

Abdurahmanov, një bloger i njohur në Jutjub, i cili e kritikonte Kadirovin dhe qeverinë e tij në Çeçeni, u largua nga Rusia në vitin 2015. Atij iu dha azil politik në Suedi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail