Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe mjedisi jetësor prioritete të parlamentit Evropian

Strasburg, 14 shtator 2011 (MIA) - Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe të drejtat e njeriut janë preokupimi kryesor i Komisionit për peticione të Parlamentit Evropian, raporti vjetor i të cilit sot u miratua në sesionin plenar në Strasburg.

Eurodeputetët madje, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, kërkuan edhe internet faqe të posaçme për peticione. "Peticionet duhet të jenë shtyllë e qytetarëtimit evropian", vlerësoi raportuesi Uili Mejer në debatin i cili u zhvillua para votimit. Ai gjithashtu nënvizoi se është shumë e rëndësishme të organizohet debat për sferat të cilat i mbulon Karta evropiane për të drejta fundamentale.

Pjesa më e madhe e ankesave të cilat europianët i dërguan deri te Komisioni për peticione në vitin 2010 u janë dedikuar mjedisit jetësor, për shembull kur autoritetet kombëtare nuk kryejnë mbrojtjen e zonave të mbrojtura speciale. Në këtë pikëpamje eurodeputetët shfaqën pakënaqësi nga pakujdesia e disa shteteve-anëtare, të paafta ta zbatojnë legjislacionin evropian në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Eurodeputetët e përshëndetën vendimin e Komisionit Evropian me të cilin viti 2013 është shpallur si "Viti evropian i qytetaërimit" me qëllim që të informohen qytetarët evropian për të drejtat e tyre. Megjithatë, ata shprehën keqardhje për numrin gjithnjë e më të madh të peticioneve për të drejta fundamentale të BE-së, me ç'rast Komisioni Evropian refuzon çdoherë të reagojë me qëllim që të pengohen shkeljet flagrante të kartës.

Sipas rezolutës, Komisioni për peticione është organi më adekuat për garantimin e iniciativave qytetare para Komisionit Evropian. Krahas kësaj, eurodeputetët pohojnë se Komisioni për peticione duhet të prezantojë Parlamenti në dëgjimet publike të përfaqësuesve të peticioneve të cilët kanë marrë më shumë se një milion nënshkrime. Ata konsiderojnë edhe se iniciativat të cilat nuk kanë marrë numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve, megjithatë duhet të dërgohen deri te Komisioni për peticione për debat të thelluar.

Çdo qytet i BE-së ka të drejtë të inicojë, në mënyrë individuale ose së bashku me persona të tjerë, peticion deri te Parlamenti Evropian për çështje të cilat u dedikohen aktiviteteve të bashkimit Evropian dhe të cilat drejtpërdrejt u dedikohen atyre.

Në vitin 2010, Parlamenti Evropian mori 1.655 peticione, gjegjësisht 14 për qind më pak në krahasim me vitin 2009, kur arritën 1.924 peticione. Prej tyre, 653 ishin të shpallura për të papranueshme (39,5%). Midis peticioneve numri më i madh u dedikoheshin mbrohtjes së mjedisit jetësor, ndërsa pastaj pasonin të drejtat fundamentale, tregu i brendshëm dhe drejtësia.

Peticionet më të numërta u dedikoheshin Spanjës, ndërsa pas saj pasonin Gjermania, Italia, Rusia dhe Polonia. Më së shpeshti peticione shkruajnë gjermanët, të pasur nga spanjollët, italianët, rumunët dhe polakët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail