Bisedimet Prishtinë - Beograd mund të vazhdojnë në fundjavë

Bruksel, 2 dhjetor 2011 (MIA) - Bisedimet ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë të cilat ditën e djeshme nuk sollën rezultat, mund të vazhdojnë gjatë fundjavës, raportojnë mediat e Serbisë, duke iu referuar burimeve diplimatike.

"Deri të hënën ka ende kohë që dy palët të arrijën ndonjë marrëveshje", ka thënë ky diplomat, i cili ka dashur të mbetet anonim, duke lënë të kuptohet se mund të ketë zhvillime në fundjavë.

Delegacioni serb nuk është pajtuar me zgjidhjet të cilat i ka përkrahur Bashkimi Evropian.

Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian për menaxhimin e integruar të kufijve.

"Konfirmojë se pala e kosovës ka mbështetur modelin europian për menagjimin e integruar të kufijve. Ndërsa, Serbia dështoi për ta pranuar marrëveshjen. Ne dëshmuam që jemi një shtet që operon me vlera europiane", ka theksuar Tahiri.

Ajo shpreson se Bashkimi Evvopian do t'i bëjë presion Serbisë për ta pra pranuar marrëveshjen për kufijtë.

Kurse shefi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se delegacioni i tij është gati për të rifilluar bisedimet.

Por, ai nuk mund të thotë se kur kjo do të ndodhë.

Ndërmjetësi i BE-së, Robert Kuper, sot do të njoftojë vendet anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me takimin, dhe më pas do të dihet, nëse do të ketë edhe sot vazhdim të bisedimeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail