Kameron dhe Sarkozi do të bisedojnë në Paris për ndryshimet e Marrëveshjes nga Mastrihti

Londër, 2 dhjetor 2011 (MIA) - Kryeministri britanik Dejvid Kameron do të takohet pasdite në Paris me presidentin francez Nikolla Sarkozi, ku pritet t'ia transmetojë shqetësimin e Britanisë së Madhe rreth integrimit të mëtutjeshëm të BE-së dhe veçanërisht të eurozonës, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Londra.

Dy liderët, zyrtarisht, do të bisedojnë për krizën debitore në eurozonë, që shkakton tronditje të bursave dhe kërcënohet që ta kthejë ekonominë britanike në recesion. Por, sipas mediave të Londrës, për Kameronin për momentin është shumë e rëndësishme paralajmërimi për ndryshim të marrëveshjes nga Mahstrihti, me të cilën është krijuar valuta e përbashkët dhe zona e vendeve që e  përdorin, sepse integrimi i tyre më i fuqishëm, kërcënohet që ta margjinalizojë rolin britanik në BE.

Britania e Madhe nuk është pjesë e eurozonës, por zhvendosja e marrëveshjen nga Mastrihti duhet ta konfirmojnë të gjithë 27 vendet-anëtare të BE-së.

Sarkozi mbrëmë paralajmëroi se Franca dhe Gjermania planifikojnë që të hënën t'i kumtojnë detajet për ndryshimet e planifikuara që duhet të konfirmohen në Samitin e Unionit në fund të javës së ardhshme, përderisa kancelarja Angela Mekel kumtoi se me siguri do të krijohet Unioni fiskal.

Britania e Madhe në këtë rast do të mund të vendosë veto dhe ta bllokojë miratimin e ndryshimeve të marrëveshjes, që mund edhe më shumë ta izolojë në lidhjet e vendeve të eurozonës, aleatët e tyre evropiane dhe të tjerët në BE.

Lidhjet franceze-britanike u përkeqësuan pas intensifikimit të krizës debitore evropiane, për shkak të dallimeve në pikëpamjet në atë se si të zgjidhen situatat.

Sarkozi i porositi britanikët që të ndalojnë me mbajtjen e ligjëratave, sepse nuk janë pjesë e zonës së euros, që i ngiti euroskeptikët evropian në rendet e Partisë konservative të Kameronit për rishikimin e lidhjeve me BE-në, si dhe për mbajtjen e referendumit rreth anëtarësimit britanik.

Një përfaqësues i Dauning strit 10 refuzoi që të sqarojë që pozita britanike për ndryshimet e paralajmëruara në eurozonë, duke theksuar se Londra ende nuk është në dijeni për versionin përfundimtar të masave për paralajmërim të marrëveshjes evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail