Vendet e eurozonës bëjnë plane për kthimin e ish valutave të tyre kombëtare

Londër, 5 dhjetor 2011 (MIA) - Vendet e eurozonës po përgatisin plane për kthimin e ish-valutave të tyre, përderisa valuta e përbashkët evropiane, euroja që tani e shfrytëzojnë përjetoi kolaps, shkruajnë mediat e Londrës, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Londra.

"Gjermania tani më i ka shtypur markat e vjetra, në rast që tërë kriza e tanishme rreth euros dhe eurozonës të shndërrohen në kaos", pohon analistja amerikane Pipa Malmgren.

Në një deklaratë për gazetën e Londrës "People", kjo ish-këshilltare për ekonomi e presidentit amerikan Xhorxh Bush, thotë se gjermanët po përgatiten për më të keqen, dhe makinat për shtypje të markës së vjetër gjermane janë të përfshira sërish në lëvizje.

Zbulimi i Malmgren vjen para takimit të sotëm midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nikolla Sarkozi në Paris, rreth finalizimit të marrëveshjes për revizion të marrëveshjes nga Mastrihti dhe për krijimin e unionit fiskal, në kuadër të eurozonës.

Merkel e cila edhe në Gjermani është kritikuar nga opozita e atjeshme për "pozitën shumë të rëndë" rreth krizës në eurozonë, kërkon nga vendet anëtare që të pranojnë pozitë të përbashkët për tatimet dhe shpenzimet, për  t'u rregulluar ekonomitë e tyre.

Pozita gjermane, që e mbështet edhe Parisin zyrtar, niset nga ajo se eurozonës i është e nevojshme disiplinë buxhetore dhe mekanizëm efikas në menaxhim. Qëndrimi i tillë  i Berlinit dhe i Parisit, që do t'i ofrohet anëtareve zë BE-së, në samitin në ditën e premte, shkakton brengosje në Londër, ku druhet nga integrimi i mëtutjeshëm evropian, si dhe nga mundësia e izolimit të Britanisë së Madhe në BE, përderisa kundërshton në planet e tilla.

Mediat britanike pohojnë se kjo javë është përfundimtare për fatin e euros, duke mos e lejuar insistimin gjerman për riformimin e ri në Union.

Sipas "Dejli telegraf", Merkel dhe Sarkozi janë afër marrëveshjes për planin që "nuk bart asgjë të mirë".

Gazetat e tregojnë afërsinë shumë të madhe të këtyre dy politikanëve si "martesë në interes", duke vërejtur se çifti i çuditshëm "Merkozi" e luan rolin e rëndësishëm në pantomimën që po afrohet deri në fundin e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail