Kameron kërkon garanca nga BE-ja se nuk do të prishet tregu i vetëm

Londër, 7 dhjetor 2011 (MIA) - Kryeministri britanik Dejvid Kameron deklaroi sot se kërkon garanca nga Bashkimi Evropian për atë se ndryshimet që parashikohen në marrëveshjet evropiane nuk kanë për qëllim t'u dëmtojnë interesave shtetërore britanike, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra. 

Në intervistë për "Tajms" ai thotë se Londra zyrtare nga fillimi i krizës në eurozonë ka qenë për rregullimin e situatave dhe stabilizimit të euros, për shkak se kjo është në interes të Britanisë së Madhe dhe ekonomisë së saj, por se në të njëjtën kohë, si kryeministër, ai duhet t'i mbrojë interesat britanike kur përgatiten ndryshime në BE, të cilat i prekin të gjitha 27 vendet anëtare.

Ai u kërcënua se do ta bllokojë traktatin e ri të mundshëm të Bashkimit Evropian të disejnuar për të shpëtuar nga kolapsi për shkak të krizës evropiane borxhit.

Kryeministri britanik thotë se Londra nuk do të mbështesë çdo marrëveshje që nuk mbron atë që ai e përshkruan si "interes britanik".

Kameron tha se sektori i madh financiar i Britanisë dhe tregu i BE-së do të duhet të mbrohen nëse qeveria e tij do të mbështesë ndonjë traktat të ri të BE-së.

Britania nuk e përdor euron, por Franca dhe Gjermania, të cilat e përdorin atë, kanë debatuar një traktat të mundshëm për të forcuar integrimin dhe disiplinën financiare në mesin e vendeve që përdorin këtë monedhë.

Raportet thonë se diskutimet janë përqendruar në një marrëveshje të mundshme mes 17 vendeve që përdorin euron, rreth një pakti që do të përfshinte të gjitha 27 shtetet e BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail