Rompuj: Dokumenti për krijimin e unionit buxhetor-tatimor të eurozonës do të nënshkruhet nga 23 vendet anëtare të BE-së

Bruksel, 9 dhjetor 2011 (MIA) - Dokumenti për krijimin e unionit buxhetor-tatimor të eurozonës do të nënshkruhet nga 23 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, deklaroi kryetari i BE-së, Herman van Rompuj.

"Dokumenti do të nënshkruhet nga 23 vende, ndërsa tre të tjerat paralajmëruan se tani për tani nuk e kanë mandatin e nevojshëm për një vendim të tillë", theksoi ai pa theksuar se cilat gjashtë vende jashtë eurozonës do ta nënshkruajnë dokumentin.

Tani për tani Britania e Madhe e hodhi poshtë mundësinë për nënshkrim të atij dokumenti.

"BE-ja hoqi dorë që t'i detyrojë bankat private të marrin pjesë në financimin e programeve për stabilitet të Unionit. Ai financim do të zbatohet përmes Fondit monetar ndërkombëtar", theksoi Rompuj.

Për atë qëllim vendet nga eurozona duhet të fusin plotësisht në FMN 200 miliardë euro, të cilat do të përdoren si mbështetje për vendet e eurozonës, të cilat po përballen me probleme.

Presidenti francez, Nikolla Sarkozi deklaroi se vendet e eurozonës po përgatisin një marrëveshje të re kryesore për politikën ekonomike dhe financiare, e cila do të jetë e gatshme deri në mars të vitit 2012.

Kryetari i Bankës qendrore evropiane, Mario Dragi, ndërkaq, i vlerësoi si mjaft pozitive vendimet e sjellura deri më tani për eurozonën në samitin në Bruksel.

"Ai është rezultat mjaft i mirë për eurozonën. Ai është bazë për paktin buxhetor me më shumë disiplina në politikat ekonomike të vendeve-anëtare", shtoi Dragi.

Liderët e vendeve-anëtare të BE-së në samitin në Bruksel arritën pajtueshmëri parimore për rregulla më të ashpra buxhetore në eurozonë, duke i prëfshirë edhe angazhimet për buxhete të bilancuara dhe sanksione automatike në rast të deficiteve të larta.

Sipas një burimi diplomatik, esencialisht ekziston pajtueshmëri për masat, por shefat e shteteve dhe të qeverive akoma nuk kanë arritur marrëveshje për formën juridike në të cilën do të përmbahen ato reforma.

Sipas projekt-deklaratës, buxhetet nacionale në eurozonë, në parim, do të duhet të jenë të bilancuar dhe ai parim do të konsiderohet si i repsektuar nëse deficiti strukturor vjetor nuk ka tejkaluar 0,5 për qind të Bruto prodhimit vjetor nominal.

Në dokument gjithashtu theksohet se ajo rregull duhet të futet në legjislaturat nacionale në nivel kushtetues apo më të ulët dhe se për të do të përgjigjet para Gjykatës evropiane.

Përveç asaj, janë paraparë edhe sanksione automatike për vendet, deficiti nominal i të cilave do të tejkalojë tre për qind të BPV-së, përveç nëse eurozona nuk sjell vendim tjetër me shumicë kualifikuese.

Në projekt-deklaratën propozohet që të kombinohen resurset e fondit të tanishëm dhe të ardhshëm shpëtimtar të BE-së në vitin 2012-2013 me qëllim që të ndihmohet në përforcimin e euros.

Përfaqësuesit evropianë propozuan ngritje të një mekanizmi të ri për ndihmë, Mekanizmi stabilizues evropian (MSE), paralelisht me Fondin evropian për stabilitet financiar (FESF).

Liderët evropianë paraprakisht këtë vit sollën vendim që nga mesi i vitit 2012 të formohet fondi i ri i përhershëm (MSE), në vlerë prej 500 miliardë eurove, me qëllim që të ofrohet ndihmë financiare antikrizë. MSE do të duhej ta zëvendësonte FESF-në, që ishte formuar urgjentisht gjatë krizës debitore dhe ishte shfrytëzuar për kreditë e Irlandës dhe Portugalisë. Sipas planeve më të reja, mekanizmi garantues do të duhej ta rrisë mundësinë e FESF-së në 600 miliardë euro. Me mjetet plotësuese të Fondit monetar ndërkombëtar dhe potencialin e MSE-së mundësitë e eurozonës për ndihmë antikrizë të vendeve do të rritet dukshëm.

Në dokument propozohet që vendimet për lëshim të mjeteve nga MSE-ja të sillen me shumicë prej 85 përqindëve, në vend që unanimisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail