Zënkë mes kameronit dhe Sarkozit në Bruksel rreth marrëveshjes për stabilizim të eurozonës

Londër, 9 dhjetor 2011 (MIA) - Kryeminsitri britanik, Dejvid Kameron dhe presidenti francez, Nikolla Sarkozi u ndodhën në një zënkë të ashpër në Bruksel rreth marrëveshjes për tejkalimin e krizës në eurozonë dhe për stabilizim të euros, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Sipas mediumeve britanike, Sarkozi e ka kritikuar sjelljen britanike, duke e akuzuar Londrën zyrtare se po kërkon "shkyçje të qendrës financiare Siti nga të gjitha rregullat dhe rregullativat evropiane", që "Gardian"-i londinez e vlerëson si tentim të parisit që të izolohet kryeministri britanik në këtë samit kyç të BE-së.

Ndaj kritikës së këtillë, Kameron, sipas burimeve diplomatike të cilave u referohet gazeta, ka reaguar ashpër, duke i akuzuar francezët se po e "shtrembërojnë tëvërtetën për qëndrimin britanik".

Me atë rast, Kameron edhe një herë ka sqaruar se pop kërkohen vetëm garanca rreth ndryshimeve në eurozonë për atë se ato nuk do ta dëmtojnë qendrën financiare londineze.

Pala britanike e akuzon presidentin Sarkozi se insiston që në këtë samit ta shfaqë Britaninë e Madhe si dikush që jeton në lllogari të tjetërkujt. Konfrontimi ndërmjet kryeminsitrit britanik dhe presidentit francez ndodhi gjatë takimit trepalësh, ku mori pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel, i mbajtur mu para fillimit formal të samitit.

Stacionet televizive britanike lajmëruan mbrëmë se në këtë takim nuk është arritur kurfarë përparimi. Kameron në fillim të kësaj jave ishte në Paris dhe bisedoi me Sarkozin rreth propozimit francezo-gjerman për integrimin fiskal në korniza të eurozonës, si masë e domosdoshme për mirëmbajtjen e zonës së euros dhe të valutës së prëbashkët evropiane, nëpër kontrollin e buxheteve dhe të shpenzimit të vendeve-anëtare.

Kryeminsitri britanik më pas në Londër deklaroi se Britania e Madhe dëshiron stabilizim të shpejtë të eurozonës, sepse ai është edhe interes britanik, por kërkoi garanca se ky proces i ri i integrimit, nuk do ta çrregullojë tregun unik evropian dhe qasjen e britanikëve në të gjitha industritë, duke e përfshirë edhe sektorin financiar.

Nën presion të fuqishëm të euroskeptikëve toristë dhe partisë djathtiste të cilët konsiderojnë se tani është momenti që të rihetohen marrëdhëniet me BE-në, Kameron para nisjes për në Bruksel e ashpërsoi pozicionine  vet për samitin, duke u kërcënuar me veto ndaj marrëveshjes, nëse nuk sigurohen garanca për mbrojtjen e interesave britanike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail