Dejvid Kameron e bllokoi nënshkrimin e dokumentit të BE-së për eurozonën

Londër, 9 dhjetor 2011 (MIA) - Kryeministri britanik, Dejvid Kameron sot e bllokoi ndryshimin e marrëveshjes së BE-së, që duhet të mundësojë sjelljen e masave që do të ndihmojnë për stabilizimin e eurozonës, pasi që Franca dhe Gjermania e kundërshtuan kërkesën e Londrës për mbrojtje të interesave ekonomiko-financiare britanike.

Britania e Madhe mbeti e vetmuar dhe e izoluar, sepse vetëm edhe tre vende, jashtë eurozonës - Suedia, Hungaria dhe Çekia, insistuan si edhe kryeministri britanik se nuk kanë mandat për nënshkrimin e protokollit të ri evropian për intervenim financiar të anëtareve të eurozonës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Kameron për mediumet britanike deklaroi se ka qenë i gatshëm ta mbështesë eurozonëmn dhe sstabilizimine  saj të shpejtë, përmes dokumentit që do ta nënshkruajnë të gjitha vendet anëtare të BE-së, por refuzoi ta bëjë atë sepse nuk ka marrë garanca se rregullat e reja që do ta mbrojnë euron, nuk do t'i dëmtojnë interesat e Britanisë së Madhe e cila është jashtë zonës së euros.

Pas 11 orë negociatash, të cilat vlerësohen si "të mundimshme për palën britanike", kryeministri Kameron refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen, duke vendosur veto në miratimin e saj në kuadër të qëllimit të BE-së, sepse nuk mori të drejtë të "protokollit të posaçëm" me të cilin qendra financiare londineze Siti do të mbrohet nga rregulalt e reja evropiane për rregullimin e punës në sektorin financiar.

Mediumet në Londër pohojnë se kjo është "ndarja më e dëmshme" në Bashkimin Evropian në historinë e tij 54-vjeçar, por presidenti francez Nikolla Sarkozi e përshëndeti vendimin e bllokut të vendeve "euro-plus" të cilat u dakorduan për ta nënshkruar marrëveshjen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail