Vazhdon gjykimi i Breivikut, sërish përshëndetje me grusht

Oslo, 18 prill 2012 (MIA) - Në Oslo sot vazhdon gjykimi i Andres Breivikut, i cili është i dyshuar për vrasjen e 77 njerëzve verën e kaluar në kryeqytetin e Norvegjisë dhe në ishullin Utoja.

Breivik (33) edhe sot, në ditën e tretë të gjykimit, i përshëndeti  gjykatësit dhe të pranishmit në gjykatë me grusht, që simbolizon përshëndetjen mes të djathtëve ekstremist.

Ai dje  para gjykatës deklaroi se  e ka kryer sulmin më spektakular politik në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore, duke shtuar se të njëjtën do ta përsëriste.

"E realizova sulmin më të sofistikuar dhe spektakualr në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore... Po, sërish do ta bëja këtë" theksoi Breivik.

Ai ka pesë ditë të sqarojë pse e ka aktivizuar bombë para selisë të Qeverisë në Oslo, ku humbën jetën tetë persona, e më pas në ishullin Utoja, në kampin për të rinj të partisë Laburistike, vrau 69 persona.

Breivik konfirmon se ka vepruar "në vetëmbrojte", gjegjësisht "për të mirë e jo për të keq" si dhe Evropa  është shndërruara në "fer multikulutror".

Pritet që gjykimi do të zgjasë 10 javë, ndërsa një ndër çështjet kryesore është gjendja psikike e Breivikut.

Nëse gjykata i pranon rezultatet e ekspertëve se është mentalisht i aftë të përgjigjet penalisht, i kërcënohet dënim me burg në afat  prej 21 viteve, i cili  mundet të vazhdohet edhe pas grilave ta kalojë gjithë jetën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail