Franca ushtarakisht intervenon në Mali

Paris, 11 janar 2013 (MIA) - Presidenti francez Fransoa Oland në fjalimin deri te populli i njoftoi bashkëkombasit e tij se armata franceze ushtarakisht është e angazhuar në Mali, në kuadër të mandatit të Kombeve të Bashkuara, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Në fjalimin e tij të shkurtër televiziv shefi i shtetit francez konfirmoi se forcat ushtarake franceze pasdite i kanë ofruar mbështetje armatës së Malit në luftimet të cilat ajo po i zhvillon kundër grupeve islamiste të cilët e kontrollojnë veriun e vendit.

"Ky operacion do të zgjasë aq sa është e nevojshme. Franca çdoherë vepron kur bëhet fjalë për të drejtën e popullatës e cila dëshiron të jetojë e lirë në demokraci", shtoi Oland.

Bamako mbrëmë kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të KB-së që edhe Franca t'i ofrojë ndihmë urgjente ushtarake. Zyrtarisht nuk ka ushtarë francezë drejtpërdrejt në luftime, por ata kanë intervenuar vetëm si mbështetje nga ajri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail