Qeveria britanike dërgoi dy aeroplanë transportues në Mali, si ndihmë për ndërhyrjen ushtarake franceze

Londër, 14 janar 2013 (MIA) - Si ndihmë të ndërhyrjes ushtarake franceze në Mali, Britania e Madhe vendosi të dërgojë dy aeroplanë transportues. I pari prej aeroplanëve mbrëmë fluturoi nga Britania e Madhe për në Francë, ndërsa pritet sot prej atje të niset për në Mali.

Ndihmësministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe për Afrikën, Mark  Simonds, deklaroi se ky vend vendosi që Francës ti japë mbështetje logjistike dhe se atje u dërguan dy aeroplanë transportues.

Duke nënvizuar se Britania e Madhe nuk ka qëllime luftarake të dërgojë personel ushtarak, Simonds theksoi se Al Kaeda dhe organizatat e tjera terroriste, të cilat gjenden në pjesën veriore të vendit, janë kërrcënim direkt për Britaninë e Madhe, si dhe për rajonin verior të Malit.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Dejvid Kameron në ditët paraprake ka biseduar me presidentin francez Fransoa Oland, me çka është vendosur që Britania e Madhe t'i japë mbështetje logjistike Francës në ndërhyrjen ushtarake në Malin verior.

Mediat në Britaninë e Madhe transmetojnë se fluturaket pa pilot dhe "të padukshëm" janë të gatshëm të dërgohen në Afrikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail