Takim urgjent i KE-së për shkak të situatës në Mali

Bruksel, 14 janar 2013 (MIA) - Komisioni Evropian sot do të mbajë takim urgjent me rastin e situatës në Mali, deklaroi në konferencën për shtyp Majkl Man, zëdhënësi i përfaqësueses së lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme Ketrin Eshton.

Forcat e sigurisë franceze filluan me sulmet ajrore dhe tokësore në pjesën veriore të Malit, ndërsa ministri i Mbrojtjes Le Drian nuk dha informacione deri kur do të zgjasin operacionet ushtarake.

"Deri tani në Mali janë angazhuar 500 ushtarë francezë dhe disa aeroplanë ushtarak, por ky numër do të mund të rritet në ditët e ardhshme", theksoi ministri francez.

Zëdhënësi i Eshton, nënvizoi se situata pritet ta përshpejtojë fillimin e misionit evropian për trajnimin e forcave për siguri të Malit.

Zëdhënësi i KE-së Pia Hansen, në përgjigjen e pyetjes për pozicionin e Komisionit rreth ngjarjeve të fundit në shtetin  afrikan, lajmëroi se Zhoze Baroso ka shprehur përkrahje për aktivitetet e Francës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail