Franca e ka mbështetjen e vendeve perëndimore, por ajo është e vetmuar në linjën e parë në Mali

Strasburg, 15 janar 2013 (MIA) - Francës  nuk i vjen keq  për intervenimin e saj në Mali, por i vjen keq për "mobilizimin minimal" të Evropës, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Strasburgu.

"Nëse nuk ishte Franca në ditët e para në Mali, nuk e di se çka do të ndodhte me Malin", deklaroi  presidenti francez, Fransoa Oland në Abu Dabi.

Pas pesë ditëve intervenim, grupet franceze ende janë vetë në terren në ofrimin e përkrahjes ushtarake për forcat qeveritare të Malit në luftën kundër kryengritësve islamikë.

Sipas të gjitha vlerësimeve, ato do të jenë të vetmuar edhe një kohë të caktuar. Nëse intervenimi francez u përshëndet në planin ndërkombëtar, partnerët perëndimorë të Francës nuk janë të gatshëm të dërgojnë forca në terren. Mbështetja është e natyrës teknike dhe logjistike.

Britania e Madhe dhe Danimarka japin mjete për transport, Belgjika gjithashtu  paralajmëroi aeroplan transportues - dy C-130 dhe ndihmë mjekësore.

Gjermania, tani për tani jep mbështetje politike, por jo edhe ushtarake. Kjo "mbështetjeje" nga aleatët u potencua me gisht nga ana e ministrit francez për Marrëdhënie me Parlamentin, Alan Vidalis, i cili ka shprehur keqardhje për "mungesën"  e Evropës, e cila tregoi vetëm mobilizim "minimal"  duke shpresuar se punët së shpejti do të përmirësohen.

Parlamenti Evropian sot në Strasburg do të debatojë për situatën në Mali, me ç'rast fjalim do të mbajë edhe përfaqësuesja  e diplomacisë evropiane Ketrin Eshton. Franca para se gjithash pret ndihmë  në terren nga ana  e vendeve afrikane, por forcat e tyre  nuk do të jenë në terren para një jave, ka shprehur keqardhje Fransoa Oland.

Sipas tyre, për momentin në terren në Mali, Franca ka 750 ushtarë dhe numri i tyre sipas burimeve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes do të duhej të arrijë rreth 2.500 ushtarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail