Forcat tokësore të Francës janë nisur në drejtim të Malit Verior

Paris, 16 janar 2013 (MIA) - Forcat tokësore franceze janë nisur në drejtim të Malit Verior ku janë stacionuar ekstremistët islamikë, deklaroi sot ministri francez i Mbrojtjes, Zhan Iv Le Drian.

Franca tha se do të nisë një ofensivë tokësore kundër islamikëve në Mali, gjë që do t'i çojë ushtarët francezë në luftë direkte "brenda orëve".

Ministri francez i Mbrojtjes deklaroi se ushtarët po largoheshin nga kryeqyteti Bamako, drejt bastioneve të kryengritësve në shtetin afrikan.

Qëllimi i operacionit siç tha Le Drian, është që Mali ta kthejë sovranitetin e të gjithë territorit.

Shefi i shtabit të ushtrisë franceze admirali Eduard Guio, tha se operacionet tokësore do të nisin brenda natës.

Pas kërkesës së qeverisë maliane, Franca i ka dalë në ndihëm ish kolonisë së saj të premten, duke lansuar sulme ajrore kundër pozicioneve islamike.

Megjithatë, sulmi pesëditësh ka pasur ndikim të kufizuar, derisa islamikët po vazhdojnë të zënë territorin qeveritar.

Ta martën, Franca njoftoi se po e rrit numrin e trupave në Mali nga 800 në 2 mijë e 500.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail