Ushtarët francez në përleshje të drejtpërdrejtë në operacion tokësor me kryengritësit në Mali

Pretori, 16 janar 2013 (MIA) - Trupat e Francës për herë të parë gjenden në luftime rrugore kundër kryengritësve islamikë në qytetin Diabali, në pjesën qendrore të Malit.

Luftimet e sotme u bënë derisa trupat franceze e filluan operacionin e tyre të parë tokësor.

Franca ka intervenuar në ish koloninë e saj në pjesën perëndimore të Afrikës, ditën e premte, me kërkesë të qeverisë së Malit, për t’i ndalur avancimet e islamistëve kah kryeqyteti Bamako.

Mediat franceze raportojnë se forcat speciale sot kanë luftuar së bashku me ushtrinë e Malit kundër kryengritësve në Diabaly, afro 300 kilometra në veri të kryeqytetit Bamako.

Franca në Mali i ka afro 800 ushtarë, por pritet rritja e këtij numri në nivelin prej 2500 pjesëtarëve.

Në Mali, poashtu, pritet vendosja e një force rajonale të Afrikës Perëndimore, sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail