Paneta: Intervenimi ushtarak në Mali është angazhim ndërkombëtar, e jo vetëm ai francez

Romë, 17 janar 2013 (MIA) - Operacionet ushtarake në Mali janë angazhim ndërkombëtar, e jo vetëm përpjekje e Francës, deklaroi ministri i Mbrojtjes së SHBA-së Lion Paneta, i cituar nga mediat fraceze.

Në pyetjen se a është luftë franceze Paneta u përgjigj se "ajo është përpjekje ndërkombëtare". Franca u përzi, kuptohet, por konsideroj se përpjekja duhet të jetë ndorkombëtare.

"Kur KB-ja konfirmoi se këto veprime duhet të ndërmerren ai qartë tregoi se bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë të domosdoshme në luftën me Al Kaedën në Magrebin islamik", shtoi Paneta në takimin me gazetarët në ambasadën e SHBA-ve  në Romë.

Paneta dje e shprehu përkrahjen e tij për veprimet franceze në Mali.

"Si Italia ashtu edhe SHBA-ja shprehën përkrahjen e tyre për ndikime të Francës për ndërprerjen e fillimeve të xhihadistëve",  ai tha në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun italian Xhampaolo di Paola.

Në Mali veç më janë sistemuar mbi 800 ushtarë francez. Është planifikuar që numri i tyre të arrijë 2.500 persona.

Spanja u lejoi aeroplanëve luftarak francez, të marrin pjesë në veprimet ushtarake në Mali, t'i shfrytëzojnë bazat e tyre ushtarako ajrore, deklaroi një burim nga Ministria spanjolle e Mbrojtjes.

Spanja të martën veçmë u lejoi aeroplanëve luftarak francez të kalojnë përmes hapësirës së saj ajrore për në Mali.

Intervenimin ushtarak francez në Mali e përkrahën 63 për qind e francezëve, ndërsa 33 për qind janë kundër, tregoi hulumtimi i mendimit publik i institutit Haris interaktiv. Katër për qind nga të anketuarit nuk kanë mendim për pyetjen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail