Dorëheqja e Papës në historinë bashkëkohore është unikate, vlerëson një ekspert çek

Pragë, 11 shkurt 2013 (MIA) - Dorëheqja e Papës në historinë bashkëkohore të Kishës Katolike është absolutisht ngjarje unikate, vlerëson historiani dhe njohësi i kishës katolike Jarosllav Shebek në lidhje me deklaratën e papritur të sotme të kryetarit të Kishës Katolike, papa Benedikti i gjashtëmbëdhjetë se do të tërhiqet nga funksioni më 28 shkurt.

Duke shtuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur ende nga shekulli i mesëm, Shebek thotë se arsyeja të cilën e përmendi papa  është i padiskutueshëm, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Praga.

Megjithatë, sipas ekspertit, është e mundur se largimi i tij të jetë i "shpejtuar" edhe për shkak të aferave në Vatikan, si për shembull shpallja e dokumenteve të mëparshme sekrete.

Në fjalimin e tij, Papa kardinalëve u elaboroi se kohë të gjatë ka menduar për largim dhe për atë se e ndjen peshën e moshës, nuk i mbetet forcë që ta kryejë detyrën.

"Ndodhi ajo që ndodh te funksionet politike, por në rast të Papës në historinë bashkëkohore, kjo ndodh për herë të parë.  Pasi dorëheqja me të vërtetë vullnetare e  fundit ka ndodhur në vitin 1294 kur dorëheqje dha papa Celestini i Pesti pas qeverisje pesëmujore", shtoi Shebek.

Ai beson se Konklava, e cila do ta ketë për detyrë ta zgjedh Papën e ri, do të konvokohet shumë shpejtë pas 28 shkurtit. Sipas tij, bota do të jetë dëshmitar i një precedence, kur afër njëri tjetrit do  të jenë papa i ri dhe kryetari i Kishës katolike në dorëheqje.

"Sipas meje, ky është akt shumë i mençur. Kur thuhej se Papa do të jetë konservator, tani tregohet se ai është revolucioner i madh, sepse diçka të tillë asnjë në shekujt e fundit nuk ka lejuar", deklaroi prifti  katolik Millan Norbert Badal, sekretar i kryepeshkopit të Pragës dhe kryetar i Kishës katolike çeke Dominik Duka, duke e komentuar dorëheqjen e papës Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail