Si do të zgjedhet papa i ri

Vatikan, 11 shkurt 2013 (MIA) - Papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë, i cili sot bëri të ditur se tërhiqet nga ky vend, i ndryshoi rregullat për zgjedhje të trashëgimtarit të tij për të siguruar që papa i ri të ketë mbështetje sa më të gjerë.

Në kuadër të ndryshimit të vendosur, papa i ri do të duhet të zgjedhet me dy të tretën e shumicës së votave, por procesi do të mund të kaplojë më shumë raunde të votimit.

Në rast të vdekjes ose abdikimit të papës, pasardhësin e tij e zgjidh Kolegjiumi i kardinalëve të konklavave (tubim i kardinalëve) në Kapellën Sistine në Vatikan.

Sistemi i zgjedhjes është ndryshuar shumë herë gjatë 2.000 viteve të ekzistimit të papatit.

Të gjithë papat e kamotshëm i kanë ndryshuar rregullat e zgjedhjes së pasardhësve të tyre, përveç Gjon Pali i Pari, i cili për shkak të vdekjes më 29 shtator në vitin 1978, pasi ishte kryepeshkop i Kishës katolike vetëm 33 ditë, nuk kishte kohë për ta riformuar sistemin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail