Sot varrimi i Margaret Thaçer

Londër, 17 prill 2013 (MIA) - Më shumë se 4 mijë oficerë policie do të jenë në gadishmëri të plotë ditën e sotme gjatë funeralit të ish-kryeministres britanike Margaret Thaçer.

Arkivoli i Thaçer do të udhëtojë nga Uestminster për në Katedralen e Shën Palit, aty ku në mesditë do të bëhet funerali.

Mendohet se më shumë se 2.000 njerëz nga 170 vende të botës do të marrin pjesë në këtë funeral. Do të jetë e pranishme edhe Mbretëresha Elizabetë.

Margaret Thaçer, kryeministrja konservatore e Britanisë së Madhe gjatë periudhës 1979-1990, ndërroi jetë më 8 prill, në moshën 87-vjeçare.

Ekspertë e historianë vazhdojnë të diskutojnë trashëgiminë e saj, veçanërisht në arenën ndërkombëtare. Një pjesë e tyre mendojnë se Thatcher do të mbahet mend më shumë për politikat e ashpra ekonomike të tregut të lirë që zbatoi gjatë pushtetit 11-vjeçar nga viti 1979 deri më 1990-tën, për të cilat mund të thuhet se hodhën themelet e një revolucioni ekonomik në Britani.

Por Zonja e Hekurt luajti një rol të rëndësishëm edhe në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një kohë e tensioneve të luftës së ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit.

Thaçher ishte udhëheqësja e parë perëndimore që arriti në përfundimin se Mihail Gorbaçov mund të ishte një tip tjetër politikani sovjetik. Pavarësisht zërave kundër, ajo vazhdon të konsiderohet një lidere e madhe e shekullit të 20-të, ndërsa gazeta "Fajnenshël Tajms" e përshkruan si figurën me të cilën duhet të krahasohen udhëheqësit e ardhshëm britanikë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail