Margaret Thaçer varroset në Londër me nderime të larta ushtarake

Londër, 17 prill 2013 (MIA) - Ish-kryeministrja britanike Margaret Thaçer është varrosur sot në Londër, me nderime të mëdha ushtarake dhe me ceremoni solemne në katedralën Sent Poll, çfarë para kësaj ka pasur për nënën e mbretëreshës Elizabeta në vitin 2002 dhe për proncezën Diana në vtin 1997.

Në ceremoninë kishtare, krahas anëtarëve të familjes më të ngushtë të Thaçerit, morën pjesë edhe mbretëresha Elizabeta e Dytë dhe bashkëshorti i saj, princi Filip, që është rasti i parë i tillë pas varrimit të Uinston Çerçillit në vitin 1965, i cili është varrosur me nderime shtetërore, që këtë herë nuk ishte rast.

Në ceremoninë ishin të pranishëm edhe të gjithë ish-kryeministrat e gjallë të Britanisë - Toni Bler, Gordon Braun dhe Sir Xhon Mejxhor, anëtarë të tanishëm të kabinetit, si dhe anëtarë të qeverisë Thaçer.

Mbi 2.000 personalitete nga e gjithë bota i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministres britanike.

Trupi i saj është bartur nëpër rrugët e Londrës, të mbushura me qytetarë dhe pjesëtarë të forcave të armatosura.

Kryeministri Dejvid Kameron tha se ky është një "nder i duhur" për një "figurë të madhe".

Thaçer, që ndryshe njihet edhe si Zonja e Hekurt, ka shërbyer si kryeministre e Britanisë nga viti 1979 deri më 1990. Ajo ka qenë femra e parë dhe e vetme që ka mbajtur këtë post në Mbretërinë e Bashkuar.

Të shumtë janë ata që kanë vlerësuar lart Thaçerin për transformimin e ekonomisë në rënie të Britanisë, por politikat e saj për treg të lirë kanë qenë kontroverse dhe janë kundërshtuar nga shumë britanikë.

Thaçer vdiq më 8 prill nga sulmi në tru.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail