Kievi dërgon delegacion në Bruksel dhe në Moskë

Kiev, 4 dhjetor 2013 (MIA) - Ukraina sot dërgon delegacione zyrtare në Moskë dhe në Bruksel në negociata për bashkëpunim me Rusinë dhe me BE-në, paralajmëroi mbrëmë kryeministri ukrainas Mikolla Azarov, pasi Rada Supreme e hodhi poshtë propozimin e opozitës për votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë së tij.

Sipas Azarovit, siç njofton ITAR-TASS, vendimi i këtillë i Radës Supreme do të thotë se shumica e deputetëve i mbështesin aktivitetet e Qeverisë.

"E dimë se në punën e Qeverisë ka mangësi dhe gabime, ne i shohim, jemi të hapur për kritika dhe jemi të gatshëm për dialog me përfaqësuesit e protestuesve dhe të partive opozitare", theksohet në kumtesën e kabinetit të Azarovit.

Ai ju bëri thirrje protestuesve të ndalojnë me okupimin e ndërtesave qeveritare dhe pengimin e punës së administratës shtetërore.

Azarov vlerësoi se aktivitetet e ithtarëve të integrimit evropian të Ukrainës të cilët marrin pjesë në mitingjet protestuese janë "absolutisht të papërgjegjshme", duke theksuar se Qeveria bën gjithçka që është e domosdoshme që ta ruaj paqen në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail