Kliçko: Protestuesit ukrainas do ta detyrojnë dorëheqjen e presidentit Janukoviç

Kiev, 4 dhjetor 2013 (MIA) - Protestuesit ukrainas do ta arrijnë qëllimin që ta detyrojnë dorëheqjen e presidentit Viktor Janukoviç, deklaroi në intervistën për gazetë gjermane "Bild" deputeti Vitalij Kliçko, lider i partisë opozitare UDAR, transmetoi ITAR-TASS.

"Në sheshin e 'Pavarësisë' ende ka mijëra njerëz të cilët protestojnë. Atmosferë të tillë nuk ka pasur që prej 'Revolucionit të portokalltë' në vitin 2004", komenton Kliçko një nga udhëheqësit  e opozitë ukrainase.

Ai deklaroi se ka vendosur të kandidohet për president të Ukrainës  që ta marrë në duar e tij situatën në vend.

Kryetari i Parlamentit ukrainas Volodimir Ribak sot e mbylli seancën plenare pasi opozita  e bllokonte punën e radës supreme. "Do të tubohemi nesër" tha ai.

Mbi njëqind protestues sot u tubuan afër ndërtesës së Qeverisë në Kiev, ku në vijim është seanca më e re e kabinetit të Azarov. Tani për tani  protestuesit nuk marrin asnjë aktivitet, informon ITAR-TAS.

Kryeministri Azarov u bëri thirrje, partive politike dhe posaçërisht opozitës " të ndalojnë me esklaimin e tensioneve politike" .



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail