Më mijëra protestues vazhdojnë me protestat në Kiev

Kiev, 4 dhjetor 2013 (MIA) - Dhjetëra mijëra protestues kanë rrethuar institucionet qeveritare në Kiev gjatë ditëve të fundit, të revoltuar nga vendimi i ligjvënësve për të hedhur poshtë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian, kushtëzuar me lirimin e ish-kryeministres së burgosur Timoshenko.

Sipas opozitës dhe manifestuesve, autoritetet janë duke iu nënshtruar presionit rus, që e konsideron vendin nën sferën e tij të influencës dhe që në këmbim të refuzimit të ofertës së BE-së i ka ofruar Ukrainës pjesëmarrjen në një zonë të tregëtisë së lirë që Rusia ka krijuar së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

"Ne shprehim solidaritet me protestat civile të qindra mijëra të rinjve ukrainas", shkruhej në deklaratën e përbashkët të tre ish-presidentëve, që gjithashtu dënonin përdorimin e tepruar të dhunës kundër manifestuesve.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Godi Uesteruele pas takimit me opozitën proevropiane deklaroi sot në Kiev se dyert e BE-së mbeten të hapura për Ukrainën.

"Ne jemi këtu si evropianë tek evropianët", theksoi Uesteruele, duke shtuar se propozimet evropiane deri te Ukraina mbeten në fuqi.

Tre ish-presidentë të Ukrainës post-sovjetike mbështesin manifestimet anti-qeveritare që po ndodhin aktualisht në vend.

Leonid Kravçuk, Leonid Kuçma dhe Viktor Jushçenko shprehin solidaritet me manifestimet paqësore, sipas faqes së internetit të forcës politike të Jushçenkos.

Ndërkohë, në një deklaratë të bërë gjatë të mërkurës, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, paralajmëroi NATO-n kundër ndërhyrjes në Ukrainë.

NATO kishte dënuar më parë përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve pro-europianë në Ukrainë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail