Autoritetet ukrainase nuk përjashtojnë bisedime me opozitën për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kiev, 5 dhjetor 2013 (MIA) - Qeveria ukrainase nuk e përjashton mundësinë për bisedime me opozitën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, deklaroi zëvendëskryeministri Sergej Arbuzov.

"Ne duhet të negociojmë", u përgjigj mbrëmë Arbuzov në pyetjen e gazetarëve nëse konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjeve presidenciale do të mund të ishte zgjidhje për dalje nga gjendja e tanishme në vend, ku opozita çdo ditë proteston dhe kërkon dorëheqje të Qeverisë.

Ai shtoi se "kur pushteti ka propozime zyrtare, do të negociojë për to".

Deklarata e tij vjen pas protestave pothuasje dyjavore në shtet për shkak të vendimit të Qeverisë për të hequr dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes për asociim me BE-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail