Policia ukrainase iu kërcënua demonstruesve, ndërsa kryeminsitri i quajti nazistë

Kiev, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Policia në Kiev i paralajmëroi mbrëmë demonstruesit se do të ndërmarrë masa të ashpra nëse vazhdojnë bllokadat e ndërtesave administrative, prëderisa kryeminsitri Mikola Azarov pjesëmarrësit në protesta i karakterizoi si "nazistë dhe kriminelë".

"Policia i ndërmori të gjitha masat e mundshme me qëllim që këto tubime protestuese të mbahen qetë", deklaroi ushtruesi i detyrës shef i policisë në Kiev, Valerij Mazan. "Policia nuk do të tentojë t'i bindë kriminelët. Do t'i përdorim të gjitha mjetet, të cilat na i lejon ligji", shtoi ai.

Paraprakisht dje, demonstruesit, të cilët e ndërmorrën ndërtesën e administratës së qytetit dhe protestonin para selisë së Qeverisë ukrainase, u informuan për vendimin e gjykatës, me të cilin kërkohet prej tyre që menjëherë ta ndërprejnë bllokadën e objekteve administrative. "Policia u dha afat prej pesë ditësh, ndërkaq pas skadimit të atij afati do të ndërmarrë masa adekuate", theksoi Mazan.

Kryeminsitri Azarov e mbrojti mënyrën në të cilën Qeveria e tij po vepron me krizën në vend, duke iu përgjigjur ashpër shefit të diplomacisë gjermane, Gido Vestervele, i cili vizitën e tij në Kiev, ku mori pjesë në konferencën e OSBE-së, e shfrytëzoi për shprehjen e mbështetjes për demonstruesit.

"Nazistë, ekstremistë dhe kriminelë në asnjë mënyrë nuk mund të jenë partnerë në eurointegrime", e porositi Azarov vestervelen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail