Shefat e diplomacive të dhjetëra vendeve evropiane e dënuan intervenimin në Krime

Narva, 7 mars 2014 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Evropës Qendrore, rajonit baltik dhe Evropës Veriore e dënuan sot "intervenimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë" dhe referendumin e planifikuar për më 16 mars për shkëputjen e Gadishullit të Krimesë.

"Shefat e diplomacive të shteteve veriore dhe baltike dhe vendet e Katërshes së Vishegradit e dënuan sot marrjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe referendumin joligjor për bashkimin e Krimesë ndaj Rusisë", theksohet në kumtesën e Përbashkët të takimit të ministrave në qytetin estonez Narva, në afërsi të kufirit me Rusinë.

Në takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Çekisë, Danimarkës, Islandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandisë si dhe tre ish-republikave sovjetike Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Shefi i diplomacisë polake, Radosllav Shikorski gjatë takimit në Narva deklaroi se është e nevojshme BE-ja ta përforcojë politikën mbrojtëse dhe të miratojë forcat e saj për ballafaqim me krizat në afërsi të kufijve të tij.

Parlamenti i Krimesë dje vendosi që republika autonome t'i bashkohet Rusisë, ndërsa Qeveria proruse e Krimesë caktoi referendum për më 16 mars për shkëputjen e gadishullit nga Ukraina.

Veprimet e këtilla e autoriteteve rajonale të Krimesë shkaktuan kritika të ashpra nga ana e presidentit amerikan, Barak Obama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail