Ushtria amerikane është e gatshme ta mbështetë NATO-n nëse eskalon krizë në Ukrainë

Moskë, 9 mars 2014 (MIA) - Ushtria amerikane është e gatshme  ta mbështetë NATO-n nëse eskalon kriza në Ukrainë, deklaroi kryetari i Këshillit të Shtatmadhorive të forcave të armatosura të SHBA-së, gjeneral Martin Dempsi.

Diplomatët amerikane natë e ditë bëjnë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes për krizën lidhur me bashkimin eventual të Kreimsë drejt Rusisë.

Dempsi theksoi se ka biseduar me shumë persona ushtarakë rusë por gjithashtu dërgon porosi të qartë deri te Ukraina dhe anëtaret e NATO-s se "në rast se ka nevojë, armata amerikane do të dërgojë forca ushtarake".

"Përpiqemi t'i themi Rusisë të mos i ekslaojë edhe më shumë punët në Ukrainë dhe të krijojë kushte për ndonjë zgjedhje në Krime. Por nga aspekti ushtarak dërguam porosi deri te aleatët tanë nga NATO-ja" theksoi Dempsi.

Ai paralajmëroi se "nëse Rusisë i lejohet të hyjë në një vend sovran nën arsyetimin se i mbron rusët etnikë në Ukrainë, kjo do ta vendosë Evropën Lindore në rrezik të madh, sepse enklava etnike ka në tërë Evropën Lindore dhe në Ballkan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail