Në Sevastopol përleshje midis aktivistëve të Kievit dhe Moskës

Sevastopol, 9 mars 2014 (MIA) - Aktivistët pro-rusë i kanë sulmuar sot aktivistët pro-ukrainas me shkopinj dhe kamxhikë në qytetin Sevastopol të Krimesë, gjatë protestave rivale.

Tubime rivale sot ka pasur në gjithë Ukrainën, në të cilat morën pjesë mijëra vetë.

Dhuna në Sevastopol ndodhi meqë afro 200 demonstrues ishin mbledhur për ta përkujtuar një jubile të poetit dhe heroit kombëtar ukrainas, Taras Shevçenko.

Në qytetin tjetër Simferopol të Krimesë, tubimet e ndara, ai në mbështetje të unitetit të Ukrainës dhe ai për bashkim me Rusinë, kaluan në mënyrë të qetë.

Në tubimin në qytetin lidor Donjeck, njëri nga liderët partiakë, Vitali Klitsçko, tha se Ukraina nuk duhet të lejohet të ndahet cop-copa.

Demonstruesit pro-rusë, poashtu, kanë mbajtur tubim në këtë qytet.

Në kryeqytetin Kiev, kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arsenij Jacenjuk, u tha mijëra demonstruesve, që ishin tubuar në përkujtim të poetit Shevchenko, se Ukraina nuk do të heq dorë nga asnjë "milimetër" i territorit të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail