Në Krime është ndërprerë emetimi i TV kanaleve ukrainase, në vend të tyre emetohen televizionet ruse

Simferopol, 10 mars 2014 (MIA) -  Në territorin e Krimesë është ndërprerë emetimi i të gjitha kanaleve televizive ukrainase, ndërsa në vend të tyre emetohen televizione ruse, njoftoi ITAR-TASS.

Banorët e republikës autonome ukrainase tani mund t'i shohin programet në "Kanalin e parë", "Rusia 24", NTV, STS  dhe të tjerë. Nga kanalet lokale emetohen vetëm radio kanali dhe televizioni shtetëror "Krime".

Ministri i Informatave i Krimesë, Dmitrij Polonoski deklaroi se televizionet ukrainase njëanshëm njoftojnë për ngjarjet në Ukrainë  dhe  po përpiqen të shkaktojnë tensione para mbajtjes së referendumit për bashkangjitjen e gadishullit drejt Rusisë.

"Vlerësojmë se kemi të drejtë morale t'i mbrojmë banorët e Krimesë nga informatat e rrejshme dhe të pasakta, të cilat i emetojnë televizionet ukrainase", shtoi ministri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail