Ukraina më 17 ose 21 mars do të nënshkruajë një pjesë të marrëveshjes me BE-në

Kiev, 10 mars 2014 (MIA) - Ukraina në muajin mars mund të nënshkruajë një pjesë të marrëveshjes për bashkëngjitje drejt Bashkimit Evropian edhe krahas tronditjeve në vend, kumtuan sot autoritetet e reja ukrainase.

Ministri i Punëve të Jashtme Andrij Deshçicja për TV kanalin ukrainas "1+1" deklaroi se pjesa politike e marrëveshjes për bashkëngjitje drejt BE-së mund të nënshkruhet më 17 ose 21 mars.

Autoritetet e reja në Kiev edhe paraprakisht kumtojnë se kanë për qëllim të nënshkruajnë pjesë politike të marrëveshjes për inkuadrim drejt BE-së, para zgjedhjeve të caktuara për më 25 maj.

Datat për nënshkrim të mundshëm të marrëveshjes përshtaten me takimin e paralajmëruar të shefave të diplomacive të BE-së më 17 mars dhe samitin e liderëve të Unionit më 20 ose 21 mars, përkujtojnë mediat franceze.

Kievi në nëntor ishte në hap të nënshkrimit të marrëveshjes për inkuadrim dhe tregti të lirë me Brukselin, por ish-presidenti Viktor Janukoviç e hodhi poshtë në momentin e fundit në interes të përforcimit të lidhjeve me Moskën, që shkaktoi protesta masive në vend, të cilat pastaj eskaluan në përleshje të dhunshme në të cilat pësuan rreth 100 persona, ndërsa Janukoviçi u rrëzua nga pushteti.

Nënshkrimi i marrëveshjes me BE-në do të vijojë pas referendumit të Krimesë, udhëheqësia proruse e së cilës dëshiron që gadishulli të bashkohet ndaj Rusisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail