BE-ja e shqetësuar që situata në Ukrainë po keqësohet, por ende kërkon zgjidhje diplomatike

Bruksel, 10 mars 2014 (MIA) - Bashkimi Evropian është i shqetësuar që në vend të përmirësimit, situata në rajonin e Krimesë në Ukrainë po keqësohet, por edhe krahas kësaj, qëndrimi i Brukselit zyrtar mbetet i njëjtë dhe ai është se kërkohet zgjidhje diplomatike deri te e cila do të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këtë sot e transmetoi Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Unionit, Kethrin Eshton. Sipas Kocijançiç, BE-ja ka shënuar mungesë të përmirësimit të situatës në Ukrainë, në vend të përmirësimit të cilin shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare e kërkuan në Samitin e jashtëzakonshëm të javës së kaluar, dedikuar Ukrainës.

"Ka shenja të rritjes së forcave të ushtarëve rusë në Krime. Raporte shqetësuese erdhën se gjatë fundjavës ka pasur rrahje, arrestime dhe rrëmbime, si dhe refuzim të tretë që të lëshohen vëzhguesit e OSBE-së. Situata gjithnjë e më shumë vazhdon të jetë shqetësuese, por ne besojmë se zgjidhje e krizës duhet të gjendet përmes negociatave midis Ukrainës dhe Federatës ruse, duke përfshirë përmes mekanizmit ekzistues multilateral i cili është i disponueshëm, me respektim të plotë të të drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës", porositi zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Sipas zëdhënëses Kocijançiç, ekzistojnë disa mekanizma multilaterale që janë në dispozicion për negociata të tilla nëpër të cilat mund të ndërmjetësohet, duke e theksuar kontakt-grupin si një prej tyre. Ajo shtoi se Unioni është i gatshëm të hyjë në çdo mekanizëm që do të ndihmojë për de-eskalim të krizës.

"Siç shikoni, vazhdimisht ka shumë aktivitete diplomatike, me përfshirje të vendeve-tona anëtare, me qëllim të vetëm për de-eskalim të krizës. Për një javë do të kemi takim të ri të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (FAK), ku Ukraina do të jetë midis çështjeve kryesore dhe përpjekjeve të agjendës për zgjidhje diplomatike", shtoi Kocijançiç.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail