Forcat ruse ndërmorën një spital dhe bazë ushtarake në Krime

Kiev, 10 mars 2014 (MIA) - Forcat ruse e përforcuan praninë e tyre në gadishullin ukrainas Krime duke ndërmarrë një spital ushtarak dhe bazë të armatës ukrainase, vetëm disa ditë para referendumit në të cilin banorët e Krimesë do të deklarohen për ardhmërinë e këtij rajoni.

Forcat proruse paraushtarake dhe ushtarake ndërmorën një spital në Simferopol, qytet kryesor administrativ i Krimesë, ndërsa të punësuarit janë mbledhur në holl "si duket për t'u njoftuar me udhëheqësinë e re të këtij institucioni", lajmërojnë mediat ukrainase.

Në Portin Sevastopol, ushtarët rusë kanë çarmatosur ushtarë të bazës ushtarake ukrainase dhe sipas zëdhënësit të armatës ukrainase, bëhet fjalë për rreth 200 ushtarë të cilëve u është dërguar kërcënim se do të vriten përderisa nuk e dorëzojnë armën, lajmërojnë mediat britanike.

Më 16 mars banorët e Krimesë në referendum do të deklarohen për shkëputjen e Ukrainës dhe bashkim drejt Rusisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail