Trupat ruse kanë hapur zjarr gjatë marrjes së bazës në Krime

Kiev, 10 mars 2014 (MIA) - Trupat ruse kanë hapur zjarr sot me armë automatike gjatë ndërmarrjs së bazës së forcave detare ukrainase në Krime, njoftuan mediat ruse duke iu referuar deklaratës së një oficeri ukrainas anonim.

Ai tha se trupat ruse kanë hyrë me dhunë në bazën në afërsi të qytetit Bakçisaraj rreth orës dy pasdite  sipas kohës lokale, i kanë marrë celularët e ushtarëve dhe kanë filluar t'i zhvendosin automjetet e tyre.

Asnjëri nga ushtarët ukrainas nuk është lënduar, ndërsa komandanti i bazës po tenton që të negociojë për ndërprerje të aksionit. Hollësi të tjera tani për tani nuk janë bërë të ditura.

Forcat ruse, të cilat e kanë ndërmarrë kontrollin ndaj një numri të madh të objekteve ushtarake në mbarë gadishullin ukrainas të Detit të Zi, deri më tani nuk këmbenin zjarr me trupat ukrainas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail