Deshçicja: Ukraina praktikisht ndodhet në gjendje lufte me Rusinë

Kiev, 11 mars 2014 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andrij Deshçicja, sot deklaroi se vendi i tij praktikisht ndodhet në gjendje lufte me Rusinë, pas presionit shtesë të Moskës ndaj Kievit dhe pohimit se në lindje të Ukrainës po sundon anarkia.

"Duhet të pranojmë se jeta jonë tani në sdhumë gjëra i ngjan...luftës", tha shefi i diplomacisë ukrainase para takimit me kolegët e tij nga Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu.

"Duhet të përballemi me agresion që nuk e kuptojmë", tha Deshçicja dhe shtoi se Ukraina llogarit në ndihmën e Perëndimit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë paraprakisht sot shprehi shqetësim për shkak të "anarkisë që për momentin po sundon në rajonet lindore të Ukrainës, si pasojë e aktiviteteve të luftëtarëve nga i ashtuquajturi sektori djathtist, me njohuri të autoriteteve të reja".

Deshçicja, në intervistë për agjencinë ruse Interfaks, deklaroi se Ukraina mund të padisë para gjykatave ndërkombëtare për shkak të aksioneve ruse në Krime, që tani e kontrollojnë forcat ruse.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se Ukraina dhe Bashkimi Evropian më 21 mars do të mund ta nënshkruajnë pjesën politike të Marrëveshjes për inkuadrim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail