Stërvitje ushtarake në Detin e Zi dëshmi se SHBA-ja është e vendosur t'i mbrojë aleatët e NATO-s

Varshavë, 11 mars 2014 (MIA) - SHBA-ja do të demonstrojë sot vendosshmëri për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s në afërsi të kufirit me Rusinë, njofton BTA. Në Detin e Zi sot fillojnë stërvitjet ushtarake të forcave detare ushtarake të Bullgarisë, Rumanisë dhe SHBA-së dhe këto janë manovrat e para të përbashkëta ushtarake në rajon, pasi Kremlini intervenoi në Ukrainë.

Në veri në bazën ushtarake ajrore polake Lask, arrijnë gjuajtës amerikanë, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta. Në bazë sot duhet të arrijë presidenti polak, Bronisllav Komorovski.

SHBA-ja theksoi se stërvitjet janë planifikuar para krizës ukrainase dhe se ato janë shprehje e mbështetjes së anëtarëve të NATO-s, të cilët druajnë se Rusia, mund të involvohet edhe në punët e tyre të brendshme, pasi tashmë një gjë të këtillë e ka bërë në Ukrainë.

Ministri polak i Mbrojtjes, Tomash Shemonak deklaroi dje se fillimisht është paraparë stërvitjet të jenë në vëllim më të vogël, me pjesëmarrjen e aviacionit transportues. Por pas ngjarjeve rreth Krimesë, Varshava ka kërkuar nga Pentagoni që të mos dërgojë aeroplanë transportues por gjuajtës. Gjatë kësaj jave në Poloni do të arrijnë së paku 12 aeroplanë F-16 me 300 ushtarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail