Turçinov: Ukraina formon Gardë kombëtareKiev, 11 mars 2014 (MIA) - Këshilli ukrainas për siguri kombëtare dhe mbrojtje mori vendim për formimin e "Gardës kombëtare", duke i marrë si baza ushtritë e brendshme të vendit, kumtoi sot para Radës supreme u.d. president i Ukrainës dhe kryetari i Parlamentit, Oleksander Turçinov.
"Këshilli, përveç kësaj, vendosi të shpall mobilim të pjesërishëm në radhët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtar", tha Turçinov.
Ai precizoi se do t'i mobilizojnë vetëm vullnetarët.
|