Perëndimi është duke menduar për rezolutë të KB-së për referendumin e planifikuar në Krime

Nju-Jork, 13 mars 2014 (MIA) - Vendet perëndimore janë duke e shqyrtuar mundësinë e dorëzimit të rezolutës në Këshillin për Siguri të KB-së si kundërpërgjigje e referendumit në Krime, i cili është planifikuar të mbahet të dielën, kumtuan burime diplomatike.

Në referendum votuesit duhet të deklarohen ose për bashkimin drejt Rusisë ose për autonomi dukshëm më të madhe të Krimesë.

Kievi dhe vendet perëndimore e vlerësojnë referendumin si të paligjshëm dhe po përpiqen ta bindin presidentin rus Vlladimir Putin që t'i ndërpresë angazhimet për ndryshimin e statusit të republikës autonome të Ukrainës.

Me këtë rezolutë do të konfirmohet domosdoshmëria e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe do të konstatohet se referendumi i Krimesë e shkel Kushtetutën e Ukrainës.

Teksti i dokumentit do të jetë me një ton të matur, në përpjekje që të bindet Pekini për qëndrim të ndryshëm nga Moska.

"Rusia gjithsesi do të vendos veto, por nëse Kina përmbahet nga votimi kjo gjë akoma më shumë do ta izolojë Moskën", sqaroi një diplomat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail