Rusia filloi manovra ushtarake në më shumë rajone përgjatë kufirit me Ukrainën

Moskë, 13 mars 2014 (MIA) - Rusia filloi manovra në disa rajone përgjatë kufirit me Ukrainën, me qëllim të kontrollit të gatishmërisë ushtarake të forcave tokësore, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Manovrat në poligonet e rajoneve Rostovska, Bellgorodska, Tambovska dhe Kurs do të vazhdojnë deri në fund të marsit, theksohet në kumtesë.

Në stërvitjet ushtarake marrin pjesë rreth 8.500 ushtarë me artileri dhe instalime të ndryshme raketore.

Në kumtesë thuhet se stërvitjet kanë filluar në më shumë baza të qarkut ushtarak jugor të Rusisë.

Bëhet fjalë për stërvitje masovike, në kuadër të së cilave janë planifikuar mbi 50 manovra taktike dhe dhjetëra operacione të tjera. Rreth 50 për qind e stërvitjeve organizohen në kushte nate.

Tre prej katër rajoneve, në të cilat mbahen stërvitjet kufizohen me Ukrainën.

Kievi shprehu brengosje për shkak të manovrave ushtarake të Rusisë. Sekretari i Këshillit të Ukrainës për siguri nacionale dhe mbrojtje, Andrij Parubij deklaroi se gjatë ashpërsimit eventual të konfliktit, forcat ushtarake ruse munden për dy deri në tre orë të mbërrijnë në Kiev.

Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se në rajonin e Rostovit mbahen edhe stërvitje të tjera ushtarake, të forcave ajrore desante me pjesëmarrjen e katër mijë ushtarëve, 36 aeroplanëve dhe rreth 500 mjeteve ushtarake.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail