Ukraina ngriti procedurë kundër Rusisë para Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut

Strasburg, 14 mars 2014 (MIA) - Qeveria e Ukrainës para Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg ngriti procedurë gjyqësore ndërshtetërore kundër Federatës ruse, në pajtim me nenin 33 të Konventës Evropiane për të drejta të njeriut, njofton korrespondenti i MIA-s.

Qeveria e Ukrainës, gjithashtu, kërkoi edhe masa të përkohshme, duke theksuar se Moska, në veçanti, duhet të përmbahet nga ndërmarrja e masave të cilat mund të thonë kanosje për jetën dhe shëndetin e popullatës civile të territorit ukrainas.

Kryetari i Seksionit të tretë të Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, duke vlerësuar se situata aktuale jep brengosje të vazhdueshme se mund të bëhen shkelje serioze të Konventës Evropiane për të drejta të njeriut, vendosi ta zbatojë nenin 39 të rregullores së Gjykatës.

Me qëllim që të parandalohet shkelja e Konventës edhe në pajtim me nenin 39, kryetari ju bëri thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga ndërmarrja e masave, veçanërisht të karakterit ushtarak, të cilat mund të çojnë në shkeljen e Konventës që mundëson kufij për popullatën civile, si dhe t'i respektojnë obligimet të cilat dalin nga Konventa, veçanërisht nenin 2 (e drejtë e jetesës) dhe nenin 3 (ndalesa e trajtimit jonjerëzor dhe poshtërues).

Nga Rusia dhe Ukraina Gjykata gjithashtu kërkoi ta njoftojnë sa më shpejtë që është e mundur për masat të cilat do të sillen për respektimin e plotë të konventës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail