Çurkin;: Rusia nuk dëshiron luftë rreth Ukrainës

Moskë, 14 mars 2014 (MIA) - Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin tha se Rusia nuk dëshiron luftë për shkak të krizës në Ukrainë.

"Rusia nuk dëshiron luftë, e këtë nuk e dëshirojnë as rusët dhe jam i bindur se nuk e dëshirojnë as ukrainasit", deklaroi Çurkin në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme të Këshillit të sigurimit të KB-së, dedikuar krizës në Ukrainë, në të cilët mbajti fjalim edhe kryeministri ukrainas Aresnij Jacenjuk.

Çurkin e kritikoi vlerësimin e forcave perëndimore për krizën në Ukrainë dhe situatën në Krime dhe e përsëriti qëndrimin e Moskës se "presidenti ukrainas Viktor Janukoviç në mënyrë jokushtetuese është rrëzuar nga pushteti".

Duke u përqendruar në deklaratat e ambasadorëve të tjerë, Çurkin tha se ata japin një "situatë idilike", duke shtuar në mënyrë ironike: "Të mos ishte Rusia e keqe, të gjithë ukrainasit do të jetonin gjatë dhe të gëzuar".

Çurkin u ndal në mbrojtjen e referendumit të Krimesë, duke theksuar se ai rrjedh nga vakumi juridik në këtë republikë autonome, i cila, sipas tij, u krijua si rezultat i "rrëzimit jokushtetues të Qeverisë në Kiev" gjatë muajit të kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail