Moskë: SHBA-ja dhe Ukraina shkak për brengosje

Moskë, 9 prill 2014 (MIA) - SHBA-ja dhe Ukraina nuk kanë arsye për brengosje, pasi që Rusia disa herë deklaroi se në territorin e saj nuk do të bëjë kurrfarë aksionesh ushtarake të pazakonshme apo të paplanifikuara në afërsi të kufirit me Ukrainën, theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në dokument theksohet se kjo gjë "bindshëm e ka konfirmuar edhe inspektimin ndërkombëtar të Marsit të kryer në pajtim me Marrëveshjen e Vjenës si dhe fluturimet e vëzhguara në kuadër të Marrëveshjes për qiell të hapur".

MPJ-ja ruse potencoi se të gjitha përpjekjet për t'u akuzuar Rusia se është duke vendosur ushtri në kufirin me Ukrainën janë të pabaza.

Kumtesa pasoi pas takimit të Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më 7 prill në Vjenë, në të cilin nuk mori pjesë Rusia, ndërsa ku është shprehur brengosja e Kievit dhe e Uashingtonit për aktivitetet e armatës ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën.

"SHBA-ja dhe vendet e tjera të ndalojnë t'i shfrytëzojnë takimet e OSBE-së për rritjen e tensioneve rreth Ukrainës dhe të fillojnë me angazhime konstruktive drejt bashkëpunimit për zgjidhjen e krizës vijuese në Ukrainë, në normalizimin e gjendjes dhe në zbatimin e reformave të gjera kushtetuese për formimin e rregullimit shtetëror demokratik dhe stabil, i cili do të mbajë llogari për interesat ligjore të banorëve në të gjitha rajonet në vend", theksohet në kumtesën e MPJ-së ruse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail