Negociata me okupuesit e ndërtesave administrative në Sllavjansk, protesta në Lugansk

Kiev, 12 prill 2014 (MIA) - Ndërtesat administrative në qytetin ukrainas Sllavjansk, në zonën Donjeck, janë okupuar nga përfaqësuesit e lëvizjes "Forcat popullore të Donbas", e cila është kundër pushtetit të ri në Ukrainë, deklaroi prefektja Nela Shtepa.

Në Sllavjansk momentalisht janë okupuar departamentet e qytetit të MPB-së dhe Shërbimi për siguri.

Ndërkohë, disa mijëra persona u grumbulluan sot në protesta antiqeveritare para ndërtesës së Shërbimit për siguri në Lugansk,  e cila nga 7 prilli është nën kontroll të protestuesve prorusë.

Pjesëmarrësit në tubim kërkuan që të organizohet referendum për federalizim, duke sqaruar se nuk do të largohen derisa nuk u pranohet kërkesa.

Paraprakisht, ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov paralajmëroi "reagim shumë të ashpër" për shkak pushtimit të shërbimit policor në Sllavjanks, duke kumtuar se në qytet janë dërguar pjesëtarë të njësiteve speciale.

Njëkohësisht, mediat ruse njoftojnë se "ithtarët e federalizmit të Ukrainës" ndërmarrin kontrollin mbi ndërtesat administrative në Sllavjansk, përfshirë edhe Kuvendin e qytetit.

MPB-ja ukrainase paraprakisht kumtoi se sot në mëngjes "një grup i personave të armatosur të panjohur e kanë ndërmarrë ndërtesën administrative të Sllavjansk", por nuk ka pasur të lënduar. Sipas kumtesës, "sulmues e panjohur" gjenden në ndërtesë dhe nuk vendosin asnjë lloj kushti.

Shefi i pres shërbimit të MPB-së në zonën e Donjeck, Igor Demin theksoi se "ekstremistët e armatosur" gjatë okupimit të ndërtesave "kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë pasur armë automatike".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail