Kievi filloi me "aksion antiterrorist" në Sllavjansk

Kiev, 13 prill 2014 (MIA) - Forcat ukrainase të sigurisë sot filluan me aksionin kundër grupeve proruse të cilët në Sllajvansk në lindje të vendit i okupuan ndërtesat e policisë dhe Sigurisë shtetërore.

Presidenti ukrainas i bëri  thirrje  banorëve e qytetit të qëndrojnë më larg nga dritaret dhe ballkonet e shtëpive.

Ministri i Punëve të Brendshme Arsen Avakov kumtoi se forcat e sigurisë kanë filluar me "aksionin antiterrorist me qëllim të ndërprerjes së aktivisteve të separatistëve" në Sllavjansk.

"Me aksionin udhëheq njësiti antiterrorist i shërbimit shtetëror për siguri", shkroi Avakov në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se në Sllavjansk janë dërguar pjesëtarë nga të gjitha njësitet e sigurisë nga tërë shteti.

Një grup prej 20 personave të armatosur dje e okupuan fillimisht ndërtesën e policisë në Sllavjansk, ndërsa më vonë edhe ndërtesën e Sigurisë shtetërore. Protestuesit prorus vendosën pika kontrolli në rrugët të cilat të çonin drejt qytetit Sllavjans.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail