BE do të debatojë për Urainën dhe për Rusinë

Bruksel, 14 prill 2014 (MIA) - Shefat e diplomacive të shteteve anëtare të BE-së sot në Luksemburg do të kenë takim në të cilin do të shqyrtohet situata në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Takimin do ta udhëheqë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Ketrin Eshton. Përveç për Ukrainën në rend dite janë BeH-ja, Siria dhe Tunizia.

Pritet që pas eskalimit të krizës ukrainase në rajonin e Donjeckut, ku gjatë uikendit filluan përleshje të armatosura midis policisë dhe demonstruesit e armatosur prorusë, Këshilli ministror ta zgjerojë listën e funksionarëve rusë të cilëve do t'u ndalohet udhëtim dhe disponim me pronë në Union.

Pritet që ministrat të debatojnë edhe për letrën nga presidenti rus Vlladimir Putin deri te shefat e 18 shteteve evropiane lidhur me gazin që Rusia përmes Ukrainës e eksporton në Evropë. Putin në letër thekson se për shkak të borxhit të madh të Ukrainës, dërgesa e gazit, mund të ndërpritet jo vetëm për këtë shtet por edhe për të gjithë ata të cilët furnizohen përmes Ukrainës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail