Mbahet seancë e jashtëzakonshme e KS të KB-së për Ukrainën

Nju-Jork, 14 prill 2014 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka mbajtur një mbledhje urgjente lidhur me përshkallëzimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Mbledhja e këshillit është mbajtur me kërkesë të Rusisë.

Mbledhja ka ardhur pasi që ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turçinov, iu ka dhënë ultimatum protestuesve pro-rusë që deri më datën 14 prill në orën 08.00, të dorëzojnë armët dhe të lirojnë objektet qeveritare.

Ambasadori rus në OKB Vitali Çurkin iu tha përfaqësuesve në Këshill se është i alarmuar me paralajmërimin e Ukrainës.

Kievi sipas Çurkin, duhet të ndaloj e të mos e përdorë forcën në lindje të Ukrainës por të fillojë një dialog të mirëfilltë.

Por ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Samanta Pauer ka bërë me dije se situata në Ukrainë është reziltat i "tekstit dhe koreografisë që e ka bërë Rusia".

Jurij Sergejev, ambasador i Ukrainës në OKB, ka thënë poashtu se kriza e tillë është shkaktuar nga Rusia.

Ai i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë veprimet e tilla që kanë për qëlllim coptimin e territorit të Ukrainës.

Rusia është vende anëtar i përhershëm i KS të KB-së dhe ka të dejtë të vetos.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail