OSBE: Gjendja në rajonet lindore të Ukrainës është e tensionuar

Vjenë, 14 prill 2014 (MIA) - Vëzhguesit e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) konkluduan se gjendja në rajonet lindore të Ukrainës edhe më tej po përkeqësohet, lajmëroi ITAR-TASS.

Në bazë të vëzhgimeve të tyre, të bëra më 13 prill, gjendjen e sigurisë në rajonin lindor në Harkov, Lugansk, Donjeck dhe Sllavjansk ata e vlerësojnë si të tensionuar dhe gjithnjë e më të keqe, ceket në kumtesën e publikuar sot të OSBE-së.

Edhe përkundër asaj që në Donjeck nuk ka rritje të numrit të barikadave para ndërtesës së administratës rajonale, as në stendat në Sheshin e Leninit, vëzhguesit konkluduan se gjendja mund të përkeqësohet, ceket në kumtesë.

Në Harkov vëzhguesit vërejtën prani të një numri të madh të milicionerëve. Rreth 600 ndodhen në parkun Shevçenko, ndërsa rreth 2.000 para ndërtesës së administratës.

Gjendja në Lugansk, gjithashtu, mbetet e tensionuar. Para ndërtesës së SHërbimit ukrainas për siguri ndodhet një grup prej 5.000 personave, ndërsa mbi 5.000 persona protestojnë në parkun fqinj, konstatuan bashkëpunëtorët e OSBE-së.

Grupi i vëzhguesve të cilët ndodhen në Sllavjansk, vërejtën disa pika kontrolluese në qasjet drejt qytetit, vërejti organizata.

Vëzhguesit e OSBE-së nga fundi i marsit ndodhen në territorin e Ukrainës, në pajtim me mandatin e marrë nga Këshilli i përhershëm i organizatës. Ai parasheh që në afat prej gjashtë muajve në 10 rajone të vendit të zhvendosen 100 vëzhgues civil. Është e mundur që numri i tyre të rritet deri në 500 persona.

Rusia sot kërkoi gjendje të jashtëzakonshme në Këshillin e përhershëm të OSBE-së në mënyrë që të shqyrtohet zhvillimi i gjendjes në rajonet lindore të Ukrainës dhe posaçërisht për shkak të deklaratës së autoriteteve në Kiev se do ta prëdorin armatën për shpërndarjen e demonstruesve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail