BE-ja dha dritë të gjelbërt për masat tregtare në përkrahje të Ukrainës

Luksemburg, 14 prill 2014 (MIA) - Bashkimi Evropian sot i miratoi lehtësimet financiare dhe tregtare për Ukrainën, pasi ministrat e Financave të BE-së i pranuan masat përfundimtare, transmetoi DPA.

Njëkohësisht do të hiqen shumica e doganave të BE-së për mallërat ukrainase, që kompanive të Ukrainës u mundëson qasje më të lirë deri te tregu i 28 vendeve-anëtare të Unionit.

Përveç asaj ministrat e miratuan propozimin e Kievit që t'i jepet kredi edhe prej një miliardë euro (1,4 miliardë dollarë). Autoritetet ukrainase, megjithatë, në këmbim duhet të angazhohen në zbatimin e reformave strukturore dhe ekonomike.

Ministrat, gjithashtu, u dakorduan të ngrihen llogaritë edhe të katër personave për shkak të përfitimit joligjor të mjeteve shtetërore ukrainase. Emrat e tyre do të shpallen kur sanksionet do të hyjnë në fuqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail