Rusia niset drejt pushtimit të Hënës

Moska, 14 prill 2014 (MIA) - Rusia niset në pushtimin e hapësirës së kozmosit, më saktë Hënës.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, i obliguar për industrinë e kozmosit, Dimitrij Rogozin e paralajmëroi këtë plan në gazetën proqeveritare "Rosijska gazeta".

Rusët nuk i shohin të arsyeshme misionet e shumta në Hënë dhe prandaj atje planifikojnë të bëjnë bazë, që të mos kenë nevojë vazhdimisht të kthehen në Tokë.

"Hëna është e ndarë, qëllim i pavarur në garën e kozmosit. Nuk do të ishte racionale që të bëhen 10 apo 20 fluturime në Hënë. Ky proces ka fillimin, por nuk ka përfundim. Do të arrijmë atje dhe do të mbetemi përgjithmonë", tha Rogozin.

Ky është një prej prioriteteve të autoriteteve ruse. Agjencia ruse e kozmosit, Roskosmos gjatë kësaj jave publikoi se do të fillojë me disejnimin e fluturakes  dhe raketës së kozmosit, të cilat do t'i dërgojë në Hënë.

Misioni i parë Luna-25, i cili ishte anuluar gjatë është caktuar për në vitin 2016.

Deri në vitin 2040 Rusia ka për qëllim të krijojë bazë kozmosi për misione afatgjate. Rogozin theksoi se Hëna është burimi i vetëm real, mineraleve dhe resurseve të tjera të nevojshme për të ardhmen e misioneve në kozmos, si dhe platformë të volitshme për testimin e teknologjive të reja kozmike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail