Ukraina mund ta mbyll në tërësi kufirin me Rusinë

Kiev, 14 prill 2014 (MIA) - Ukraina mundet në tërësi ta mbyll kufirin me Rusinë, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Danillo Lubkievski.

"Ky hap do të dal nga situata e tensionuar në lindje dhe në jug të Ukrainës", shtoi ai.

Sipas tij, do të vendosen edhe masa të tjera diplomatike, për dalje nga kjo situatë.

Në ndërkohë separatistët prorus, të cilët për dy ditë janë duke e mbajtur nën kontroll ndërtesën e administratës lokale të qytetit lindor ukrainas Sllavjansk, i bënë thirrje Kremlinit për ndihmë.

Në një konferencë për shtyp në ndërtesën e administratës lokale, separatistët publikuan se janë pjesë e "Partisë Popullore të Donjeckut" në Ukrainën lindore. Ata i bënë thirrje presidentit rus, Vlladimir Putin që t'ju ndihmojë që të mbrohen nga forcat qeveritare urkainase.

Lideri i separatistëve, Vjaçesllav Ponormarov i bëri thirrje Putinit "personalisht t'i kushtojë vëmendje asaj që ndodh në Sllavjansk dhe t'i ndihmojë ashtu siç duhet".

"I bëjmë thirrje Rusisë që të na mbrojë dhe të mos lejojë gjenocid mbi popullatën e Donjeckut. Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin për ndihmë", deklaroi Ponomarov, i cili udhëheq një grup aktivistësh prorusë, të cilët e ndërmorën kontrollin mbi ndërtesën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail